Qeveria e Kosovës ka njoftuar në lidhje me takimin në mes kryeministrit Albin Kurtit dhe shefit të CIA-s, William Burns.
Në takim, siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Qeveria e Kosovës, ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe shefi i AKI-së, Petrit Ajetit.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti në këtë takim i ka folur shefit të CIA-s edhe për rritjen ekonomike të Kosovës.