Arsenal po kalon një moment të mirë në Premier League, teksa sot mori fitoren e pestë radhazi dhe u ringjit në vendin e katërt, pas suksesit 2-0 në shtëpi ndaj Leicester.
“Topçinjtë” janë një pikë më shumë se Manchester United i vendit të pestë, por kanë 3 ndeshje më pak, ku kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i Premier League. Me këtë ritëm të besuarit e Artetas me siguri do të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.