Agjencia e Kosovës së Statistikave ka publikuar sot të dhënat preliminare nga regjistrimi i popullsisë.
ASK njofton se nga regjistrimi në prill-maj 2024, Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë, prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.
Prishtina është qyteti me numrin më të madh të banorëve. Kryeqyteti ka 227,154 banorë.
Qyteti i tretë me numrin e banorëve është Ferizaj, që ka 109,345.
Më pas vjen Gjilani me 82, 901 dhe Peja me 82,661.