Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas së cilës në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”, ka thënë Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha zëdhënësja Ahmeti