Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa i dyshuari, ka ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh i Policisë së Kosovës, akti ka ndodhur në rrugën Eqrem Qabej në Prishtinë, ditën e djeshme, pas mesdite.
Këto janë detajet nga raporti i policisë:
“Rr. Eqrem Qabej, Prishtinë 19.05.2021-15:48. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore në dorë dhe shpinë pasi ishte goditë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili pasi e kishte sulmuar viktimën dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe është liruar në shtëpi.”
Bëhet e ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./KosovaPost/