Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas reagimeve të shumta ndaj deklaratës së presidentit Aleksandër Vuçiq, sikur e mbron atë duke thënë se as Beogradi e as presidenti nuk kërcënojnë askënd, transmeton Kosova Post.
”Beogradi dhe presidenti Aleksandar Vuçiq nuk kërcënojnë askënd, as nuk i tundin armët, por ndryshe nga Prishtina, janë shtyllë e paqes dhe stabilitetit në rajon”.
Petkoviq tha se askush nuk mund ta ndalojë Beogradin të kujdeset për qytetarët e saj.
”Edhe ata që janë të fortë dhe të fuqishëm, e as Albin Kurti nuk mund ta ndalojnë Beogradin që të kujdeset gjithmonë për njerëzit e tij, pavarësisht se ku jetojnë”.