Interi dhe Barcelona po barazojnë 2:2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kampioni italian heshti stadiumin që në minutën e parë kur Marcus Thuram, i asistuar nga Denzel Dumfries, shënoi pas shpinës së tij për 0:1.
Dumfries u përkujdes që vetë ta shënonte të dytin 20 minuta më vonë.
Nuk vonoi shume dhe Lamine Yamal ngushtoi epërsinë për vendësit në minutën e 24-t.
Ishte minuta e 38-të kur Ferran Torres barazoi shifrat pas asistimit nga Raphinha.
























