Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se po vazhdon trajnimi i pilotëve të FSK-së nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, përcjell KosovaPost.
Në llogarinë e tij në Facebook, Maqedonci ka publikuar një video nga trajnimi i pilotëve teksa ka shtuar se të njëjtit po kryej fluturime stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterë “Cougar”.
“Pilotët tanë pasi kanë përfunduar pjesën teorike, të asistuar nga instruktorët e Forcave Ajrore të Shqipërisë po kryejnë fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterë “Cougar”. Në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë, roli i Shqipërisë është i pazëvendësueshëm dhe bashkëpunimi ndërmjet nesh është prioritet i yni. Në punë të përbashkëta sukseset gjithnjë janë të garantuara”, ka shkruar Maqedonci.