Një person është plagosur në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Ka ndodhur një plagosje. I plagosur është një person i moshës madhore. Njësitet janë në vend të ngjarjes dhe rasti po hetohet”, tha Zahiti.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me Spitalin e Mitrovicës për të marrë informacione në lidhje me gjendjen e të plagosurit, por deri në publikimin e këtij shkrimi s’ka marrë përgjigje.