Një person është plagosur sot te Qendra Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.
Bazuar në informacionet që ka Klan Kosova, dyshohet se atje kishte pasur tentim grabitje të një kompanie të sigurimit që barte paratë.
Me këtë rast, i dyshuari që kishte tentuar grabitjen ka mbetur i plagosur, dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë.