Gjermania po diskuton mundësinë e tërheqjes së rezervave të arit prej 113 miliardë eurosh nga Shtetet e Bashkuara. Politikat e Trump çuan në humbjen e besimit në Berlin. Deputetët e CDU/CSU që erdhën në pushtet në Gjermani argumentojnë se rezervat duhen të zhvendosen, përcjell Kosova Post.
Gjermania, e prekur nga tarifat e Trump, po shqyrton tërheqjen e rezervave të saj prej 1200 tonësh ari në SHBA.
Sipas lajmeve të gazetës gjermane Bild, dyshimet në rritje për besueshmërinë ekonomike të Uashingtonit e kanë shtyrë Gjermaninë të rivlerësojë llogaritë e saj jashtë shtetit.
Vlera totale e 1200 tonë rezervave në Bankën e Rezervës Federale të Nju Jorkut i kalon 113 miliardë euro. Kjo pasuri e arit ka një rëndësi të madhe për Gjermaninë, e cila ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë pas Amerikës.
Figura të larta nga Partia e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU/CSU) sugjerojnë që rezerva të zhvendoset në kasaforta në Frankfurt ose në një qytet tjetër evropian.
Deri më tani, Gjermania e kishte të logjikshme të mbante një pjesë të rezervave të saj në SHBA për të aksesuar shpejt likuiditetin e dollarit në kohë krize.
Por hapat e fundit të Uashingtonit për tarifat e kanë bërë që kjo strategji të mos jetë më e sigurt, shkruan Bild.
Sipas burimeve që flasin për Bild, kjo ide erdhi për shkak të politikave agresive tregtare të Donald Trump.
Trump, i cili filloi luftën tregtare, e bëri situatën shumë më të rrezikshme duke vendosur tarifa të reja doganore në shumë vende, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, duke “gërryer” më tej besimin e Berlinit./KosovaPost/