Sipas njoftimit në kuadër të këtij plani gjashtë ditor janë shqiptuar 752 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë: shpejtësinë mbi normat e lejuara, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, mosvendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes etj.
Po ashtu thuhet se 125 shoferëve u janë marrë përkohësisht patentë shoferët dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik. Kjo masë është marrë ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, si: tejkalime në zona të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik etj.


























