Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga Brezovica dhe ka prezantuar planin për këtë aset kombëtar.
I pari i LDK-së ka thënë se investimet në Brezovicë janë me interes nacional.
Tutje bëntë ditur ai se plani i LDK-së për Brezovicën, përfshin teleferikë të rinj, gondola, shtigje të reja për skijim ditën e natën, qendra hotelierike e komerciale me brende botërore dhe mirëmbajtje moderne.