Komuna e Prishtinёs po mban seancё tё jashtёzakonshme pёr planin rregullues tё lagjes “Kalabria” 2024-2032.
Në këtë seancë gjysma e asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm.
Derisa, bëhet e ditur se nga opozita, më saktë nga Partia Demokratike e Kosovës kanë qenë të prerë që janë kategorikisht kundër që pronat publike ta kenë koeficentin 7.0 ashtu siç e ka prezentuar Rama
“Gjysma e grupit të asamblistëve të LDK-së nuk qenë të pranishëm në sallë, dhe nuk dihet nëse do të vijnë deri në fund. Kanë nisur dikustimet e para, me vonesë. Nga opozita, më saktë nga PDK, kanë qënë të prerë, janë kategorikisht kundër që pronat publike ta kenë koeficentin 7.0 ashtu siç e ka prezentuar Rama, këtë plan që është publik. Dhe të ndjeket parimi i barazisë ashtu siç është premtuar, që në lagjen Emshir të mos ketë dallime te koefiecentëve. Siç thonë nga PDK, kjo e dëmton lagjen dhe bën që qytetarët ta lëshojnë atë”, transmeton Klankosova.tv.Ngjashëm ka deklaruar edhe VV, që kanë bërë thirrje që pronave publike t’u jepet koeficenti 2.4.
Diskutimet janë duke vazhduar dhe nuk dihet kur do të përfundojë seanca.