Policia e Kosovës ka hasur në dy kundërvajtës të cilët ishin duke zhvilluar gara tё shpejtёsisё brenda vendbanimit nё Istog, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit, shoferët janë gjobitur me nga 500 euro gjobë, pesë pikë negative dhe 12 muaj masë mbrojtëse.
Tutje, policia ka bërë apel që qytetarët të respketojnë ligjet dhe shenjat e komunikacionit.
Njoftimi:
Stacioni Policor nё Istog, vazhdon punën në implementim të ligjit 08/L-186, për rregullat në komunikacion rrugor, me datё 29.04.2024, gjatё patrullimeve rutinore kanё hasur dy kundёrvajtёs tё cilёt ishin duke zhvilluar gara tё shpejtёsisё brenda vendbanimit nё Istog.
Pёr kundёrvajtёsin (1) ёshtё shqiptuar fletgjoba:
- 500 euro
- 5 pikё negative
- 12 muaj masё mbrojtёse.
Pёr kundёrvajtёsin (2) ёshtё shqiptuar fletgjoba:
- 500 euro
- 5 pikё negative
- 12 muaj masё mbrojtёse.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.
Apelojmё tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik.