Policia ka arrestuar një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit gjatë kontrollit i’u gjetën 34 kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, përcjell Kosova Post.
Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit, me vendimit të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar 34 (tridhjetë e katër) kartëmonedha nga 100€ -gjithsejtë 3400€, te cilat dyshohet se janë të falsifikuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.