Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona në Prizren, pasi dyshohet se të njëjtin kanë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz pa ligjshëm.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZ I PALIGJSHËM Rr. 2 Korriku, Prizren 22.11.2024 – 00:15. Raportohet se janë arrestuar 19 persona si të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë hasur brenda në një, ku dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i pa ligjshëm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.