Policia ka bastisur shtëpinë e ish zv/kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka theksuar se, bastisjet janë bërë rreth dyshimeve për krim në Lotarinë e Maqedonisë.
Sipas mediave maqedone, Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ku siç është bërë publike tanimë ai ndodhet në Kosovë, dhe ka theksuar se është për vizitë private dhe do të kthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut.
Kurse, gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami, as ai nuk është gjetur në shtëpi, raportojnë mediat në Maqedoni të Veriut.rtk