Duke marrë parasysh ndryshimet e fundit të kushteve atmosferike dhe reshjet e borës, policia këshillon:
Përshtatjen e shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës.
Mbajtjen e distancës së sigurt mes automjeteve.
Ngadalësimin e lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe ngrica.
Ky apel synon të parandalojë aksidentet dhe të sigurojë një qarkullim të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës gjatë kushteve të vështira dimërore.