Policia njofton se kujdesi i shtuar vlen për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike reshje të shiut e borës dhe ulje të temperaturave, Policia e Kosovës APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Reshjet e shiut e borës janë duke vazhduar në Kosovë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.