Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke e asistuar Doganën gjatë aksioneve në dy lokacione në veriun e Kosovës.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
Ai tha se aksioni është duke u zhvilluar në barnatore.
“Kontrolli kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra, gjegjësisht produkte mjekësore”, tha Elshani.