Policia e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë nga radhët e minoriteteve.
Kështu ka bërë të ditur vet institucioni përmes një komunikate të para pak çasteve.
Kushtet për aplikim janë: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të jetë i moshës 18-30 vjeçar; të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale; të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale; të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar); të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.


























