Policia italiane pengoi sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales së 10 majit dhe finales së të shtunës të Eurovision Song Contest në Torino, thanë autoritetet të dielën.
Gjatë votimit dhe shfaqjeve, departamenti i sigurisë kibernetike të policisë bllokoi disa sulme kibernetike në infrastrukturën e rrjetit nga grupi i hakerëve “Killnet” dhe filiali i tij “Legion”, tha policia.
Policia gjithashtu mblodhi informacion nga kanalet Telegram të grupit pro-rus për të parandaluar ngjarje të tjera kritike dhe identifikoi vendndodhjen gjeografike të sulmeve.
Më 11 maj, “Killnet” pretendoi një sulm në faqet e internetit të disa institucioneve italiane, duke përfshirë Senatin, dhomën e lartë të parlamentit të Italisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit (ISS), njoftoi agjencia e lajmeve ANSA, përcjell kk.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë ngritur nivelet e alarmit në pritje të sulmeve të mundshme kibernetike ndaj sistemeve dhe infrastrukturës së IT.
Rusia në mënyrë rutinore mohon se kryen operacione sulmuese kibernetike.