Një 31-vjeçare ka ndërruar jetë si shkak i plagosjes me armë zjarri, në Obiliq.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën dhe policia konfirmon se ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, përcjell lajmi.net.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Dje rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit nga QKMF në Obiliq. Personi i lënduar ( femër 31 vjeç) më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj. Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur hetim mbi vdekjen.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen, si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka shtuar ajo.


























