Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mes një furgoni dhe një veture në Gllarevë të Klinës të shtunën mbrëma.
Policia duke dhënë detaje ka njoftuar se dy automjetet janë përfshirë nga flaka si pasojë e aksidentit, ndërsa drejtuesi i veturës nuk arriti të dilte nga vetura dhe ka humbur jetën.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve (njëri kombi bartës dhe tjetra veturë udhëtarësh) me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit dy automjetet janë përfshirë nga flaka ku drejtuesi i veturës në pamundësi të dalë nga vetura është djegur nga zjarri dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa drejtuesi tjetër si i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.