Policia e Kosovës, njësite patrulluese nga Stacioni Policor Gjilan me datën 24.05.2023 gjatë patrullimit në qytetin e Gjilanit deri sa ishin duke kryer detyra opracinale kanë ndalur të dyshuarin S.J. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar serb). I njëjti posedonte dokumente të Kosovës.
Gjatë verifikimit i njëjti dyshohet se është i kërkuar në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga shtati i Malit të zi për veprat penale ‘‘Vrasje e rendë’’ dhe ,,Themelim i organizatës kriminale’’. I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan.
Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse.
FastKosova është njëra ndër njësitë më të suksesshme të Policisë së Kosovës dhe arrestimi i personit të shumëkërkuar është një sukses i radhës.


























