Policia kërkon bashkëpunim për dy të dyshuarit e vjedhjes në Drenas

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e të dyshuarve për vjedhje në Drenas, duke kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për gjetjen e tyre, transmeton KosovaPost.

Ngjarja ka ndodhur në një market në qytetin e Drenasit.

“I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtyre të dyshuarve, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportojë në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, ka njoftuar policia.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika