Sektori i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit i Policisë së Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, shpërdorim i pasurisësë huaj , që ka ndodhur muajin e kaluar. Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, njofton Policia e Kosovës.