Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët bashkëpunim për arrestimin e një gruaje cila kërkohet për lendim të lehtë trupor ndaj grave të tjera.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotografive me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi kërkohen, për veprën penale “Lëndim i letë trupor ” e cila ka ndodhe me 03.08.2024 në rrugën “Adem Jashari ” në Prizren:, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës po ashtu kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.