Një person është arrestuar nga policia në Zveçan gjatë ditës së sotme.
Aty ka gjetur edhe armë, municion dhe një uniformë të organizatës ilegale të shpallur në Kosovë, “Civilna Zastitna” (Mbrojtja Civile).
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për veriun Veton Elshani.
Elshani theksoi se i dyshuari u ndalua për 48 orë.
Sot gjatë ditës u zhvillua edhe një aksion në Mitrovicën e Veriut, ku u konfiskua arsenal armësh.
Me këtë rast dy të dyshuar u shpallën në kërkim.