Policia e Kosovës njofton se është duke zhvilluar një operacion në katër komunat në veri të Kosovës, përcjell KosovaPost.
Sipas policisë qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues.
Policia bën të ditur se operacioni policor është duke vazhduar, ndërsa për informacione shtesë do të japin detaje pas përfundimit të operacionit.