Policia e Kosovës u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve në vendlindje.
Gjithashtu u ka kërkuar që t’i respektojnë rregullat në trafikun rrugor, në mënyrë që të ketë siguri.
Në postimin e policisë në “Facebook”, janë publikuar edhe gjobat që parashihen në rastet kur shkelen rregullat e trafikut.