Policia e Kosovës ka ndaluar një autobus me targa RKS në pikë kalimin kufitar në Merdar, ndërsa gjatë kontrollit në valixhen e një pasagjeri ka hasur në pistoletë dhe fishekë.
Policia ka konfiskuar pistoletën dhe fishekët, ndërsa rasti kalon në procedurë të rregullt.
“Zyrtarët policorë së bashku me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollimit të autobusit në valixhen e një pasagjeri mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të kalibrit 9-mm, dhe 28 fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Kosova Post/