Policia njofton se gjatë kontrollit të djeshëm në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë të gjata, 109 fishekë, 43 gëzhoja, një fitil për detonim, një xhaketë ushtarake, një mjet i mprehtë dhe një qese me barut.
Policia bën të ditur gjithashtu se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.