Një foshnje ka vdekur në QKUK të hënë ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndërsa lidhur me rastin kanë nisur hetimet ku është intervistuar vëllai i gruas që e ka lindur foshnjën, i cili ka deklaruar se motra te tij e ka lindur foshnjën në banesën e tij.
Trupi i pajetë I foshnjës është dërguar në obduksion, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
“Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15. Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK. Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.


























