Policia e Kosovës sot ka nisur një aksion brenda restorantit “Grey” të konfiskuar, të Milan Radoiçiq, ku po vendosin kamera të sigurisë.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme me vendim të Ministrisë së Drejtësisë, organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radojiçiq, i janë konfiskuar një varg i pasurive që dyshohet se i ka fituar jashtëligjshëm.
Prej tyre, 31 mjete transportuese të konfiskuara i janë dhënë për shfrytëzim Policisë së Kosovës.
E ministrja Albulena Haxhiu, mbrëmë publikoi një listë të gjatë të pasurive të Radoiçiqit, për të cilin tha se u bë milioner përmes krimit.
“Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen”, shkroi mes tjerash ajo në Facebook.tëvë1