Shkruan: Prof. Fadil Maloku
1. Xhorxh Oruell, në alegorinë ‘Ferma e Kafshëve’, flet pikërisht për modelin ku për të ardhur apo qëndruar në pushtet, nuk ke nevojë fort për ide të mira, vizione apo platforma të strukturuara politike!
2. Mjafton t’i kesh ruajtur atje diku “në fermë”disa shtazë të egërsuara të cilat mund t’i turrësh sa herë që pushteti ta kërkon. Pra, mund të themi se në rastet kur pushteti kërkohet për hir të pushtetit, ka një lidhje të tillë simbiotike midis politikanëve dhe kriminelëve, që i bën të dyja palët për “të mos ta lëshojnë’” njëri-tjetrin!
3. Të parët kanë nevojë për të dytët që të vijnë në pushtet, të dytët kanë nevojë për të parët që të ekzistojnë (dhe sigurisht bëjnë para) pa u trazuar nga shteti, që sikur ky i yni vetëm formën e ka…🧐