Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviq ka reaguar pas plagosjes me armë zjarri të dy fëmijë serbë të Kosovës në komunën e Shtërpcës.
Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë mbrëmjes së kaluar një pjesëtar të FSK-së, si të dyshuarin kryesor për plagosjen me armë zjarri të një 11-vjeçari dhe një 21-vjeçari në fshatin Drajkovc të Shtërpcës.
“Kur të arrestohet publikisht ‘Shqiptari’ me emër dhe mbiemër të plotë, i cili gjoja ka qëlluar në serbë mbi fëmijët e pafajshëm serbë të veshur me pemën e Krishtlindjes, atëherë do të besojë se kjo nuk ka lidhje me ty dhe klanin tuaj kriminal të Wagnerit, krimineli dhe i çmenduri Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
“Tash u kujtuat pas 10 vitesh të diktaturës dhe sundimit tuaj, befasisht për herë të parë të shkoni në Hilendar për Krishtlindje! A është kjo alibia juaj? Në Hilendar, ku një i krim i tillë ndodhi kundër fëmijëve serbë dhe pikërisht gjatë Krishtlindjeve. Ik i çmendur!”, shkroi më tutje ish-kandidati për president të Serbisë.
Ai ka tërhequr një paralele edhe me kohën kur pjesëtarë të xhandarmerisë serbe në vitin 1999 kishin vrarë disa fëmijë serbë të Kosovës në Pejë dhe kishin fajësuar shqiptarët për këtë krim.
Ky është i njëjti dorëshkrim për fëmijët e pafajshëm serbë të vrarë në kafenë ‘Panda’ nga mercenarë serbë me urdhër të UDB-së. Banda Komuniste. Kujt po përpiqesh t’ia shesësh këtë si urrejtje të shqiptarëve ndaj serbëve, dhe atë fëmijëve në festën më të madhe serbe, Krishtlindjet?!
Sigurisht jo mua, horr!”, përfundoi Sanduloviq.
Ai është përgjigjur edhe në komente duke shtuar se një ide të tillë vetëm Vuçiq mund ta ketë.
“Sigurisht! Epo, as shqiptari më i çmendur dhe as më budallai në botë nuk do ta kishte menduar diçka të tillë në këtë situatë! E DIME KUSH E KA NJE TRUR KAQ TE ÇMENDUR!”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Sanduloviq ka qenë edhe truproja i kryeministrit të vrarë të Serbisë, Zoran Gjingjiq.