Ballkani ka kaluar në epërsi kundër Sivasspor.
Deri te goli ka ardhur pas një aksioni të organizuar nga ana e majtë, ku në vendin më të mirë për ta shtyrë topin drejt rrjetës është gjetur Arbër Potoku.
Aktualisht, kur kanë mbetur edhe pesëmbëdhjetë minuta drejt fundit, Ballkani po fiton me rezultat 2-1.Kapiteni Thaçi me gol të bukur barazon rezultatin
Vetëm nëntëmbëdhjetë minuta ka zgjatur gëzimi turk në stadiumin e Sivasspor. Ballkani e ka barazuar rezultatin në 1-1.
Deri te goli ekipi kosovar ka ardhur pas një gabimi të skuadrës turke, të cilin e ka shfrytëzuar Armend Thaçi, duke realizuar një gol të bukur.
Ballkani pranon gol në minutën e parë
Kjo ka ndodhur me të filluar ndeshja me Sivasspor, e cila është duke u zhvilluar aktualisht.
Ulvestad ka realizuar për turqit qysh në minutën e parë.