Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada, transmeton Kosova Post.
Në kuadër të takimeve të shumta, e para e Republikës sonë është takuar edhe me miken e Kosovës, deputeten britanike, Alicia Kearns.
Në postimin në “Facebook”, Osmani e quan Kearns, mike të madhe të Kosovës.
“Gjithnjë kënaqësi të takoj miken e madhe të Kosovës, Alicia Kearns, kësaj radhe në Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë në Halifax”, ka shkruar Osmani në Facebook krahas fotografisë.