Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e përshëndeti sonte presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Presidenti arab ka qëndruar në Shqiëpri për një vizitë të shkurtër zyrtare, të parën me pozitën që është në krye të shtetit.
Rama tha se me Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan kanë nënshkruar marrëveshje.
“Përcjellja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, pas një vizite vëllazërore ku vumë disa piketa të reja bashkëpunimi në rrugën e një partneriteti gjithnjë e më të ngushtë”, ka thënë Rama.


























