Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador njoftoi se është diagnostikuar me koronavirus dhe se ka filluar trajtimin mjekësor.
“Me keqardhje ju informoj se jam infektuar me COVID-19. Simptomat janë të lehta dhe tashmë po marr trajtim mjekësor. Si gjithmonë, jam optimist. Do t’ia dalim”, tha Obrador në llogarinë e tij në Twitter.
Të dielën, presidenti i Meksikës ishte i pranishëm në dislokimin e Gardës Kombëtare në shtetin San Luis Potosi, një ngjarje publike ku ai nuk mbante maskë.
Infeksioni i tij vjen 14 ditë pasi zëdhënësi i presidencës, Jesus Ramirez Cuevas, rezultoi pozitiv me virus.
Këshilli Kombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë vlerëson se Meksika ka raportuar 1 948 355 raste me koronavirus dhe 168 340 viktima./abcnews.al