Gazetarja e CNN, Christiane Amanpour njoftoi se ajo kishte pranuar të intervistonte presidentin iranian Ibrahim Reisi, i cili erdhi në Nju Jork, por presidenti nuk erdhi për intervistë, transmeton KosovaPost.
Gazetarja e CNN, Christiane Amanpour, shkruan në Twitter se presidenti iranian, Ibrahim Reisi i kërkoi asaj të mbante shami gjatë intervistës.
Gazetarja Amanpour tha për ofertën, “Unë e refuzova me mirësjellje. Jemi në Nju Jork, ku nuk ka asnjë ligj apo traditë në lidhje me hixhabin. “Kur i intervistova jashtë Iranit, deklarova se asnjë president i mëparshëm iranian nuk e kishte kërkuar këtë” , tha ajo.
Stafi i presidentit iranian që u ballafaqua me këtë iu përgjigj Amanpour, “Atëherë intervista nuk do të bëhet”. Amanpour përsëri refuzoi të mbante hixhabin. Më pas ekipi i Reisit është larguar dhe intervista nuk është zhvilluar./KosovaPost/.