Presidenti Zoran Milanoviq ka pritur homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, i cili ndodhet për një vizitë shtetërore dyditore në Republikën e Kroacisë.
Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, Milanoviq dhe Begaj diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve mike dhe aleate të Kroacisë dhe Shqipërisë, si dhe situatën në rajonin e Evropës Juglindore dhe rrugën evropiane të Shqipërisë pasi ky vend filloi zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian vitin e kaluar.
Dhe sigurisht, temë e diskutimit ndërmjet tyre ka qenë edhe Kosova.
“Sa i përket Kosovës, Kosova është realitet, shumica e vendeve evropiane e kanë njohur, disa jo”, ka thënë fillimisht Milanoviq.
“Kroacia e njohu Kosovën ndër të parat, jo për të provokuar Serbinë, por sepse realiteti është se Kosova është pjesë e Evropës”, theksoi ai dhe shtoi se beson se të gjitha vendet evropiane do ta njohin shumë shpe