Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së tij në Berlin është pritur nga homologu i tij gjerman Frank-Walter Steinmeier, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Erdoğan u mirëprit nga presidenti Steinmeier pas mbërritjes së tij në pallatin presidencial Bellevue.
Dy liderët fillimisht zhvilluan një takim dypalësh, ndërsa më pas ata kryesuan edhe një takim ndërmjet delegacioneve të dy vendeve.
Presidenti Erdoğan më pas do të flasë në një konferencë të përbashkët për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe në takime kokë më kokë dhe takime pune dy delegacioneve.
Bashkë me presidentin Erdoğan në Berlin mbërritën edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, drejtori i komunikimeve të presidencës, Fahrettin Altun, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, İbrahim Kalın dhe kryekëshilltari i presidentit, ambasadori Akif Çağatay Kılıç.