Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në Granda të Spanjës ku pritet të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në X, Osmani tha se në takime me liderët, do të diskutojë sfidat në Kosovë pas aktit të agresionit nga Serbia.
Osmani shtoi se në këto takime do të ritheksojë angazhimin për thellimin e bashkëpunimit me aleatët.
“Kemi mbërritur në Granada për samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në biseda me liderët e tjerë, unë do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë.”, ka shkruar Osmani.


























