Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka arritur për një vizitë në Kosovë.
Për ta pritur atë, në Aeroportin e Prishtinës ka dalë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
E njëjta do të ketë takime me krerë të shtetit gjatë ditës.
Vizita e saj në Kosovë vjen në një periudhë të ndjeshme ku faktori ndërkombëtar ka intensifikuar përpjekjet për ringjalljen e dialogut, e sidomos pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.