Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës.
Osmani ka thënë se Kosova ishte “e bekuar” që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt e eurodeputetë që na qëndruan pranë.
Ajo i ka falënderuar të gjithë eurodeputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës.
“Ata vazhdimisht mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje procesin e liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.