Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë sot Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Osmani në platformën “X” ka bërë të ditur se sot do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovës, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
“Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Osmani.


























