Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi pas kryerjes së mamografisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Sot bashkë me mamin dhe motrat, si dhe me stafin e QKUK, pas kryerjes së mamografisë. Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj rozë dhe koha e vetme për sensibilizim”, ka shkruar ajo në Facebook.
Osmani ka rikujtuar se mamografia mund të kryhet në çdo kohë dhe se kontrollet janë pa pagesë.
“Zbulimi i hershëm shpëton jetë”, vazhdon postimi.